Më tepër se 130 familje të Dëshmitarëve të Jehovait nuk arritën dot të ktheheshin në shtëpitë e tyre pas kongresit të përvitshëm më 7-9 korrik 2017, për shkak të zjarreve të furishme që përpinë jugun e Prins Xhorxhit, në Kolumbinë Britanike, ku autoritetet kishin nxjerrë një urdhër evakuimi.

Zyra e degës e Dëshmitarëve të Jehovait në Kanada, që ndodhet në provincën e Ontarios, ngriti një komitet ndihme në rast katastrofe për të siguruar strehim dhe ushqim për Dëshmitarët e prekur. Zyrtarët e CN Centre, ku ishin mbledhur rreth 2.500 Dëshmitarë për kongresin, i lejuan ata t’i parkonin rulotat në ambientet e saj si strehim të përkohshëm.

Trupi Udhëheqës i Dëshmitarëve të Jehovait organizon ndihma në rast katastrofash nga selia botërore, duke përdorur fonde të dhuruara për veprën mbarëbotërore të predikimit.

Zëdhënësit për mediat:

Ndërkombëtar: Dejvid Semoniani, Zyra e Informacionit Publik, +1-845-524-3000

Kanada: Metju Rozon, +1-905-873-4100