Mëngjesin e 21 tetorit 2016 një tren që po udhëtonte drejt qytetit-port të Dualës, Kamerun, doli nga shinat në afërsi të Esekës, rreth 120 kilometra larg kryeqytetit Jaunde. U plagosën mbi 600 veta dhe humbën jetën mbi 70 të tjerë.

16 nga të plagosurit ishin Dëshmitarë të Jehovait. Gjithashtu humbi jetën një Dëshmitar i Jehovait 65 vjeç, plak në një kongregacion të Dualës. Jemi të pikëlluar për humbjen e bashkëbesimtarit tonë dhe për vuajtjen që përjetuan të aksidentuarit dhe familjet e tyre.

Zëdhënësit për mediat:

Ndërkombëtar: Dejvid A. Semoniani, Zyra e Informacionit Publik, 1-718-560-5000

Kamerun: Gilles Mba, 237-6996-30727