Më 16 tetor 2013, tajfuni Wipha goditi bregun lindor të Japonisë. Ishulli i vogël Oshima, që ndodhet rreth 120 kilometra në jug të Tokios, ishte ndër zonat më të prekura. Reshjet e rrëmbyera të shiut, të cilat arritën në rreth 840 milimetra, nxorën lumenjtë nga shtrati dhe shkaktuan rrëshqitje masive të dheut, duke vrarë të paktën 35 persona. Zyra e Degës e Dëshmitarëve të Jehovait në Japoni konfirmoi se asnjë pjesëtar i kongregacionit në Oshima nuk ka vdekur ose nuk është plagosur. Çatia e shtëpisë së një familjeje Dëshmitare u dëmtua dhe pjesëtarët e tjerë të kongregacionit ndihmuan në riparimin e saj. Dëshmitarët vendës e drejtuan vëmendjen edhe te fqinjët e tyre, të cilëve u ofruan ndihmë dhe i inkurajuan nga Shkrimet e Shenjta.

Zëdhënësi për mediat:

Ndërkombëtar: J. R. Brown, Zyra e Informacionit Publik, tel. +1 718 560 5000

Japoni: Shiro Hayasaki, tel +81 46 233 0005