Më 9 dhjetor 2016, një tërmet 7,8 ballë i shkallës Rihter ra në afërsi të brigjeve të Ishujve Solomon, lëkundjet e mëpasshme të të cilit shkaktuan tsuname të vogla. Nuk humbi jetën e nuk u plagos asnjë Dëshmitar në atë zonë, dhe asnjë nga ndërtesat e Dëshmitarëve nuk pësoi dëme të mëdha. Megjithatë, ngaqë zyra e degës e Dëshmitarëve të Jehovait ndodhet në kryeqytet, në Honiara, që është afër bregut, personeli i saj u evakua në vende më të larta, siç paralajmëronte Qendra e Paralajmërimit të Tsunameve në Paqësor. Tani që nuk ka më rrezik, të gjithë janë kthyer në zyrën e degës dhe puna po vazhdon normalisht.

Zëdhënësit për mediat:

Ndërkombëtar: Dejvid Semoniani, Zyra e Informacionit Publik, +1-845-524-3000

Ishujt Solomon: Lency Lamani, +677-22241