Më 12 tetor 2013, cikloni Phailin, stuhia më e fuqishme që ka goditur Indinë në më se një dekadë, përfshiu shtetet Odisha dhe Andhra Pradesh, në lindje të Indisë. Me erëra që arrinin në 225 km në orë, cikloni i kategorisë 4 shpërnguli qindra mijë banorë nga Odisha, shkaktoi përmbytje të mëdha dhe u mori jetën të paktën 43 vetave. Sipas raporteve, asnjë Dëshmitar i Jehovait që banon në këto zona nuk ka vdekur ose nuk është plagosur. Para se cikloni Phailin të arrinte në zonën bregdetare, zyra e degës e Dëshmitarëve të Jehovait në Indi organizoi një komitet për të ndihmuar rreth 70 Dëshmitarë të evakuoheshin nga shteti bregdetar Andhra Pradesh. Të shpërngulurit janë strehuar në shtëpitë e Dëshmitarëve të tjerë.

Zëdhënësi për mediat:

Ndërkombëtar: J. R. Brown, Zyra e Informacionit Publik, tel. +1 718 560 5000

Indi: Tobias Dias, tel. +91 9845476425