Dëshmitarët e Jehovait po ndihmojnë të prekurit nga një tërmet i fuqishëm që ra të mërkurën më 14 qershor 2017, në perëndim të Guatemalës pranë kufirit me Meksikën. Sipas lajmeve më të fundit në media, tërmeti 6,9 ballësh i shkallës Rihter mori të paktën pesë jetë njerëzish dhe shkaktoi disa rrëshqitje dheu.

Në këtë katastrofë nuk humbi jetën dhe as u plagos ndonjë Dëshmitar i Jehovait. Gjithsesi u dëmtuan 11 vende adhurimi dhe 17 shtëpi. Zyra e degës e Dëshmitarëve të Jehovait për Amerikën Qendrore, që gjendet në qytetin e Meksikos, ka organizuar në Guatemalë tri komitete ndihme në rast katastrofash që të vlerësojnë dëmet e të përshpejtojnë ndarjen e ndihmave për të prekurit nga tërmeti.

Trupi Udhëheqës i Dëshmitarëve të Jehovait organizon ndihma në rast katastrofash nga selia botërore, duke përdorur fonde të dhuruara për veprën e tyre mbarëbotërore të arsimimit biblik.

Zëdhënësi për mediat:

Ndërkombëtar: Dejvid Semoniani, Zyra e Informacionit Publik, +1-845-524-3000

Meksikë: Gamaliel Kamarijo, +52-555-133-3048

Guatemalë: Huan Karlos Rodas, +502-5967-6015