ZELTËRS, Gjermani—Më 22 shkurt 2013, kryeministri i Bavarisë, Horst Seehofer, dekoroi me «Urdhrin e Meritës» Mathilde Hartl, një Dëshmitare të Jehovait. «Urdhri i Meritës» është vlerësimi më i lartë që Republika Federale e Gjermanisë u jep individëve të veçantë për shërbimin e tyre ndaj kombit.

Znj. Hartl, që jeton në Bavari, u nderua për kujdesin ndër vite që ka treguar për Martinin, djalin e saj 26-vjeçar me kufizime fizike. Që fëmijë u diagnostikua me distrofinë muskulare të Dyshenit (DMD), një çrregullim që karakterizohet nga degradimi dhe dobësimi i vazhdueshëm i muskujve. Prandaj, znj. Hartl çohet në mes të natës për t’u kujdesur për të; i kontrollon rregullisht frymëmarrjen dhe i pastron rrugët e frymëmarrjes nga sekrecionet bronkiale që të mos pësojë infeksion ose pneumoni. Edhe djali tjetër, Maksi, vuante nga e njëjta sëmundje, madje kishte edhe kufizime mendore. Znj. Hartl është kujdesur me shumë dashuri për Martinin dhe Maksin për vite me radhë. Mjerisht, Maksi vdiq në 2008-n, në moshën 19-vjeçare.

Kur e pyetën se ku e gjen forcën që përkushtohet kaq shumë, ajo u përgjigj: «Te bindjet e mia fetare. Si Dëshmitare e Jehovait, e respektoj jashtë mase jetën. Sa të kem fuqi, do ta ndihmoj tim bir ta gëzojë jetën pavarësisht nga kufizimet fizike.»

Kryeministri Seehofer e lavdëroi znj. Hartl dhe të dekoruarit e tjerë me fjalët: «Secili prej jush ka kontribuar për një botë disi më të mirë.»

Zëdhënësi për Mediat:

Ndërkombëtar: J. R. Brown, Zyra e Informacionit Publik, tel. +1 718 560 5000

Gjermani: Wolfram Slupina, tel. +49 6483 41 3110