Dëshmitarët e Jehovait po ndihmojnë bashkëbesimtarët dhe të tjerë të prekur nga tajfuni Sarika (i njohur në vend me emrin Karen) dhe tajfuni Haima (i njohur në vend me emrin Lauin), që goditën ishullin Luson, në veri të Filipineve, përkatësisht më 16 dhe 19 tetor 2016. Tajfuni Haima, tajfun i kategorisë 4, është një nga tajfunet më të forta që ka goditur Filipinet që nga supertajfuni vrastar Haijan (i njohur në vend me emrin Jolanda) më 2013.

Në këto katastrofa nuk humbi jetën dhe as u plagos rëndë asnjë nga 200.000 Dëshmitarët e Jehovait në Filipine. Megjithatë, raportet e para mbi dëmet tregojnë se erërat e forta, përmbytjet dhe rrëshqitjet e dheut që shkaktoi tajfuni Haima, dëmtuan të paktën 1.058 nga shtëpitë e tyre dhe 43 Salla Mbretërie, ose vende adhurimi.

Për këtë, zyra e degës e Dëshmitarëve të Jehovait në Filipine ka organizuar një komitet ndihme në Tuguegarao, Luson, dhe po mbledh ndihma, si ushqim dhe ujë të pijshëm. Deri tani në zonat e prekura janë dërguar 8 kamionë me ndihma. Gjithashtu, zyra e degës po fillon të ndërtojë shtëpi të përkohshme dhe të riparojë shtëpitë dhe Sallat e Mbretërisë të dëmtuara.

Trupi Udhëheqës i Dëshmitarëve të Jehovait po organizon ndihma nga selia botërore, duke përdorur fondet e dhuruara për veprën e tyre mbarëbotërore të predikimit.

Zëdhënësit për mediat:

Ndërkombëtar: Dejvid A. Semoniani, Zyra e Informacionit Publik, 1-718-560-5000

Filipine: Dean Jacek, 63-2-224-4444