Më 16 prill 2016 përgjatë bregut të Paqësorit në Ekuador u dëgjua ushtima e një tërmeti 7.8 ballësh i shkallës Rihter. Tërmeti dhe lëkundjet që e pasuan, shkaktuan dëme të mëdha dhe më tepër se 650 viktima. Ndonëse zyra e degës e Dëshmitarëve të Jehovait në Ekuador nuk pësoi dëmtime, dhjetëra shtëpi të Dëshmitarëve u shkatërruan. Lajmet e fundit konfirmojnë edhe se një Dëshmitare humbi jetën. Dëshmitarët kanë dërguar në zonat e prekura kamionë me ushqime dhe ujë të pijshëm. Për të mbikëqyrur ndihmat e para, zyra e degës dërgoi menjëherë edhe dy komitete të ndihmës në rast katastrofash. Ata ngritën dy qendra për dhënien e ndihmave, një në qytetin Pedernales dhe një në Mantë. Gjithashtu, katër përfaqësues nga dega shkuan në zonën e prekur për të dhënë inkurajim nga Shkrimet.

Zëdhënësit për mediat:

Ndërkombëtar: David A. Semonian, Zyra e Informacionit Publik, tel. +1 718 560 5000

Ekuador: Marko Brito, tel. +593 98 488 8580