NJU-JORK—Të premten, më 3 prill 2015, pas perëndimit të diellit, Dëshmitarët e Jehovait do të kremtojnë Përkujtimin e vdekjes së Krishtit, rasti më i rëndësishëm i vitit për ta. Kremtimi përfshin një fjalim publik 45-minutësh me titull «Jini mirënjohës për atë që ka bërë Krishti për ju!» Pak javë para këtij rasti të veçantë, Dëshmitarët do të bëjnë një fushatë globale për të ftuar fqinjët, miqtë dhe familjarët.

J. R. Brown, një zëdhënës i Dëshmitarëve të Jehovait në selinë e tyre botërore në Bruklin, Nju-Jork, thotë: «Vitin e kaluar, rreth 8 milionë Dëshmitarë të Jehovait ftuan të tjerë në Përkujtimin e vdekjes së Krishtit, të cilin e ndoqën afro 20 milionë veta. Këtë vit, presim ta kalojmë këtë numër.»

Zëdhënësi(t) për mediat:

Ndërkombëtar: J. R. Brown, Zyra e Informacionit Publik, tel. +1 718 560 5000