NJU-JORK—Dëshmitarët e Jehovait po planifikojnë kongreset e tyre të përvitshme dhe fushatën për t’i ftuar të gjithë njerëzit. Tema e kongresit të këtij viti është: ‘Fjala e Perëndisë është e vërteta!’ Në Shtetet e Bashkuara, Dëshmitarët po nisin serinë e këtyre kongreseve në maj, dhe në mbarë botën do të vazhdojnë deri në fund të dhjetorit.

«Tema e kongresit të këtij viti është domethënëse sepse thekson një normë bazë për familjet e Dëshmitarëve të Jehovait,—thotë J. R. Brown, zëdhënës i Dëshmitarëve.—Për familjet e Dëshmitarëve, këshillat dhe drejtimi që jep Bibla janë më të besueshmit në këto kohë të trazuara. Gjithashtu, mendojmë se edhe publiku do të nxjerrë dobi e do të kënaqet me programin e larmishëm e praktik.»

Z. Brown vë në dukje se Dëshmitarët e Jehovait i japin përparësi studimit personal të Biblës. Çdo javë, familjet e Dëshmitarëve i kushtojnë një mbrëmje të tërë studimit dhe kërkimeve biblike, që e quajnë Adhurim Familjar. Z. Brown shton: «Këtë vit, kongresi do t’u japë familjeve dhe individëve gjëra të reja për studimin familjar dhe personal të Biblës. Dhe kjo është ‘e reja’ që Dëshmitarët mezi presin të marrin çdo vit nga programet tona të kongreseve.»

Datat dhe vendet e sakta të kongreseve krahinore ‘Fjala e Perëndisë është e vërteta!’ për vitin 2013, mund të gjenden në faqen zyrtare të Dëshmitarëve: jw.org/sq. Gazetarët mund t’i drejtohen zyrës së degës të Dëshmitarëve të Jehovait për më shumë informacione, përfshirë këtu edhe emrin e një përfaqësuesi vendës për mediat kështu që reporterët të cilët planifikojnë të bëjnë kronika për kongresin mund ta kontaktojnë atë.

Zëdhënësi për mediat:

Ndërkombëtar: J. R. Brown, Zyra e Informacionit Publik, tel. +1 718 560 5000