NJU-JORK—Dëshmitarët e Jehovait do të ftojnë publikun për të ndjekur evenimente të mëdha gjatë 2017-s.

Të martën, më 11 prill 2017, Dëshmitarët në mbarë botën do të mirëpresin publikun në kremtimin e përvitshëm të Darkës së Zotërisë, që njihet edhe si Përkujtimi i vdekjes së Krishtit. Me anë të një fushate speciale, e cila nisi të shtunën më 18 mars 2017 dhe që do të përfundojë më 11 prill 2017, ata po ftojnë personalisht në këtë kremtim sa më shumë veta të jetë e mundur, duke përdorur një ftesë të shtypur me hollësitë e nevojshme për vendin ku do të mbahet. Për Dëshmitarët, ky është rasti më i rëndësishëm i vitit.

Dëshmitarët do të ftojnë publikun edhe për një rast tjetër pas kremtimit të Përkujtimit, për një prezantim biblik 30-minutësh me temë «Si të kultivosh paqen në një botë të zemëruar?» Kjo temë do të shqyrtohet në mbledhjen publike gjatë fundjavës së 15 dhe 16 prillit 2017 në shumicën e Sallave të Mbretërisë të Dëshmitarëve të Jehovait anembanë botës.

Më 19 maj 2017 Dëshmitarët e Jehovait do të nisin serinë e kongreseve të përvitshme treditore me temë «Mos u dorëzo!» Programet do të fillojnë në Shtetet e Bashkuara dhe do të vazhdojnë në vende të ndryshme përreth botës deri në fillim të 2018-s. Për çdo kongres, Dëshmitarët do të bëjnë një fushatë trejavore për të ftuar publikun në vendet më të afërta ku do të zhvillohet programi.

Pjesëmarrja në të gjitha këto evenimente, si edhe në tërë mbledhjet e Dëshmitarëve të Jehovait, është falas. Mediat janë të ftuara të kontaktojnë zyrën e degës vendëse të Dëshmitarëve të Jehovait për informacione rreth këtij evenimenti.

Zëdhënësi për mediat:

Dejvid Semoniani, Zyra e Informacionit Publik, +1-845-524-3000