NJU-JORK—Dëshmitarët e Jehovait do të nisin serinë e kongreseve të përvitshme të premten më 18 maj 2018. Tema e këtij viti është «Ji guximtar!» Para këtij rasti special, Dëshmitarët përreth botës do të marrin pjesë në një fushatë globale për të ftuar publikun në këtë event falas. Kongresi do të mbahet në 180 vende të ndryshme përreth botës.

Programi treditor do të përmbajë 54 pjesë, të cilat do të përfshijnë fjalime, drama të incizuara, intervista dhe video të shkurtra. Ditën e fundit të kongresit do të shfaqet filmi Historia e Jonait—Një mësim për guximin dhe mëshirën. Çdo ditë sesioni i paradites dhe i pasdites do të hapet me video muzikore të përgatitura enkas për kongresin.

Dejvid Semoniani, zëdhënës i Dëshmitarëve të Jehovait, thotë: «Kur sheh lajmet ditët e sotme, dallohet qartë se njerëz të çdo moshe përballen me situata që shkaktojnë ankth e frikë më tepër se kurrë më parë. Duhet guxim për të përballuar presione të tilla. Të gjithë janë të mirëpritur në kongresin e këtij viti që të nxjerrin dobi nga këshillat praktike të Biblës.»

Datat dhe vendet e çdo kongresi mund t’i gjeni në sitin zyrtar të Dëshmitarëve, jw.org.

Zëdhënësi për mediat:

Dejvid Semoniani, Zyra e Informacionit Publik, +1-845-524-3000