Të martën më 28 mars 2017 cikloni tropikal Debi goditi bregdetin verior të Kuinslandit dhe ishujt aty pranë. Erërat e furishme arritën një shpejtësi prej 260 kilometrash në orë. Ky ciklon i kategorisë 4 shkuli pemë, dëmtoi ndërtesa dhe përplasi anije në plazhet e qyteteve përgjatë bregut. Cikloni Debi shkaktoi edhe përmbytje të mëdha në qytetet në jug të Kuinslandit dhe në veri të Uellsit të Ri Jugor, duke lënë pa energji elektrike dhjetëra mijë veta.

Të dhënat e para tregojnë se asnjë Dëshmitar i Jehovait nuk është plagosur rëndë dhe as ka humbur jetën. Gjithsesi, cikloni dëmtoi shumë nga shtëpitë e Dëshmitarëve dhe një e shkatërroi plotësisht. U dëmtuan edhe dy Salla Mbretërie (vende adhurimi).

Zyra e degës e Dëshmitarëve të Jehovait në Australi ngriti dy komitete ndihme në rast katastrofash për të koordinuar shërbimin e emergjencës, të cilat siguruan gjeneratorë, ushqime dhe ujë për të prekurit nga katastrofa. Dëshmitarë vendës po u japin inkurajim nga Bibla dhe ndihmë emocionale bashkëbesimtarëve.

Trupi Udhëheqës i Dëshmitarëve të Jehovait koordinon punën e ndihmës në rast katastrofash nga selia e tyre botërore, duke përdorur kontributet e dhuruara për veprën mbarëbotërore të predikimit.

Zëdhënësit për mediat:

Ndërkombëtar: Dejvid Semoniani, Zyra e Informacionit Publik, +1-845-524-3000

Australazi: Rodni Spinksi, +61-2-9829-5600