Cikloni Kleopatra, një stuhi e fuqishme që rrënoi ishullin mesdhetar të Sardenjës më 18 nëntor 2013, u mori jetën të paktën 16 personave dhe la qindra të pastrehë. Shirat e rrëmbyeshme shkaktuan përmbytje që shembën ura dhe përlanë makina. Zyra e degës e Dëshmitarëve të Jehovait në Itali raportoi se mes viktimave ishte edhe një Dëshmitare 83-vjeçare. Gjithashtu, 4 familje Dëshmitarësh humbën zotërimet kur përmbytjet i dëmtuan rëndë shtëpitë e tyre dhe 11 familje të tjera u detyruan të largoheshin nga banesat. Në bashkëpunim me autoritetet vendore, mbi 120 Dëshmitarë udhëtuan drejt rajonit të përmbytur, duke çuar ushqime dhe duke ndihmuar bashkëbesimtarët e fqinjët për të pastruar zonën.

Zëdhënësi për mediat:

Ndërkombëtar: J. R. Brown, Zyra e Informacionit Publik, tel. +1 718 560 5000

Itali: Stefano Papazian, tel. +39 06 87294260