Kalo te përmbajtja

26 KORRIK 2019
SPANJË

Madrid, Spanjë—Kongresi ndërkombëtar «Dashuria nuk shuhet kurrë»!

  • Datat: 19-21 korrik 2019

  • Vendi: Stadiumi Wanda Metropolitano në Madrid, Spanjë

  • Gjuhët: angleze, spanjolle, spanjolle e shenjave

  • Maksimumi i të pranishmëve: 52.516

  • Numri i të pagëzuarve: 434

  • Numri i delegatëve ndërkombëtarë: 6.300

  • Degët e ftuara: Amerika Qendrore, Argjentinë, Bullgari, Ganë, Holandë, Hungari, Kanada, Kore, Peru, Republika Domenikane, Slloveni, Shtetet e Bashkuara, Shqipëri, Tajvan, Turqi

  • Komente pozitive: Sezar Lopezi, menaxheri i një hoteli ku ndenjën disa delegatë, thotë: «Kemi përjetuar diçka të jashtëzakonshme. Gjatë gjithë kohës stafi ynë ka folur vetëm për delegatët e buzëqeshur, të sjellshëm e miqësorë. Mendoj se delegatët e kishin mësuar para se të vinin këtu se [«Dashuria nuk shuhet kurrë»]. Çdo delegat në hotelin tonë tregoi dashuri. Urojmë që të vini përsëri!»

 

Vëllezër dhe motra vendës mirëpresin me entuziazëm delegatët në aeroportin Adolfo Suárez Madrid-Barajas

Një motër vendase dhe një delegate predikojnë në Madrid me ftesat e kongresit

Delegatët duke hyrë në stadium në mëngjes

Delegatë ndërkombëtarë të buzëqeshur përshëndetin në fund të programit të premten

Dy Dëshmitarë të vegjël në një nga stadiumet ku u transmetua programi, tregojnë celularët me botimin e rishikuar Përkthimi Bota e Re në spanjisht. Të premten, Bibla u prezantua në Madrid dhe njëkohësisht në 11 vende të tjera në Spanjë

Një nga 434 vëllezërit dhe motrat që u pagëzuan, duke buzëqeshur

Shërbëtorë specialë në kohë të plotë nga vende të tjera, përshëndetin auditorin në fund të kongresit

Duartrokasin me gëzim gjatë kongresit

Vëlla Gerrit Lëshi, anëtar i Trupit Udhëheqës, takon një nga shërbëtorët specialë në kohë të plotë pas kongresit

Motra të veshura ngjyra-ngjyra kërcejnë një valle popullore spanjolle gjatë një shfaqjeje për delegatët