Një pjesë e madhe e zjarreve shkatërrimtare në Kaliforni tashmë është shuar. Komiteti i Degës në Shtetet e Bashkuara ka siguruar këtë informacion të përditësuar për vëllezërit në atë rajon.

Sipas raportimeve, nuk ka vdekur asnjë vëlla, por tetë janë plagosur dhe më se 1.400 janë shpërngulur. Përveç këtyre, në total janë shkatërruar plotësisht 29 shtëpi të vëllezërve. Dëshmitarët në kongregacionet dhe qarqet fqinje janë kujdesur për gjithë vëllezërit e shpërngulur, dhe shumica e tyre tashmë janë kthyer në shtëpitë e veta.

Në kohën e zjarreve të furishme, përfaqësues të zyrës së degës vizituan mbikëqyrësit qarkorë, Komitetin e Ndihmës në Rast Katastrofash dhe vullnetarët vendës që kishin ardhur për të ndihmuar. Ata u bënë vizita inkurajuese edhe familjeve që kishin humbur shtëpitë. Gjithashtu u mbajtën mbledhje speciale për dy qarqet që ishin prekur më tepër nga zjarret, që numri i madh i të evakuarve të merrte ngushëllim dhe mbështetje nga Shkrimet.

Jemi të sigurt se Jehovai do të vazhdojë t’i ngushëllojë dhe t’i mbështetë vëllezërit gjatë kësaj situate tejet të vështirë.—2 Korintasve 1:3, 4.

Zëdhënësi për mediat:

Dejvid Semoniani, Zyra e Informacionit Publik, +1-845-524-3000