Më 10 prill 2018, herët në mëngjes, hetues dhe forca speciale, disa të maskuar dhe me automatikë, bastisën dhe kontrolluan shtëpitë e disa Dëshmitarëve në Ufë, kryeqyteti i Bashkërtëstanit, Rusi. Vëlla Anatolij (Tolja) Vilitkeviçin e arrestuan dhe e futën në paraburgim. Pesë motra nga Ufa, ku përfshihet gruaja e Toljas, Aljona, tregojnë si ka ndikuar te to kjo situatë.