Më 14 shtator 2017 uragani Maks goditi bregun jugor të Paqësorit në Meksikë. Në fund ai zbriti në kategorinë e një stuhie tropikale. Uragani solli erëra dhe shira të fuqishme që shkaktuan përmbytje shkatërrimtare.

Ende po vlerësohet se sa dëme i ka sjellë komunitetit vendës. Mjerisht është konfirmuar se një nga vëllezërit tanë ka vdekur në këtë katastrofë teksa përpiqej të ndihmonte një fqinj. Zyra e degës në Meksikë po organizon ndihmën që po jepet për këtë rast dhe po bashkëpunon me kongregacionet vendëse për të mbështetur ata që janë prekur nga ky uragan.

Zëdhënësit për mediat:

Ndërkombëtar: Dejvid Semoniani, Zyra e Informacionit Publik, +1-845-524-3000

Meksikë: Gamaliel Kamarijo, +52-555-133-3048