Kalo te përmbajtja

Dëshmitarët e Jehovait

Zgjidh gjuhën shqip

Burgu i Barrankijës; klasë për studimin e Biblës që po përparon

26 PRILL 2019
KOLUMBI

Kolumbi—Certifikatë mirënjohjeje për arsimimin nga Bibla me të burgosurit

Kolumbi—Certifikatë mirënjohjeje për arsimimin nga Bibla me të burgosurit

Certifikatë mirënjohjeje nga Qendra e Arsimimit Paulo Freire për arsimimin nga Bibla në burgun e Vazhëduparit

Për më se 20 vjet vëllezërit tanë në Kolumbi kanë ofruar kurse falas nga Bibla për të burgosurit. Më 30 nëntor 2018 Qendra e Arsimimit Paulo Freire i dha një certifikatë mirënjohjeje Dëshmitarëve të Jehovait për veprën e arsimimit nga Bibla në burgun e qytetit të Vazhëduparit. Në këtë moment, në këto kurse marrin pjesë 50 të burgosur.

Në gjithë Kolumbinë, Dëshmitarët e Jehovait po bëjnë kurse të tilla në 65 burgje dhe 782 veta po studiojnë Biblën. Që nga viti 1996 janë pagëzuar 60 të burgosur.

Never Antonio Kavadia studioi Biblën në burg; tani shërben si plak kongregacioni. Këtu është me bashkëshorten, Letin

Never Antonio Kavadia e studioi Biblën në burg dhe u pagëzua më 1998. Ai u lirua nga burgu i Vazhëduparit më 2007. Ai komenton për dobitë e këtij arsimimi: «Parimet e Biblës më kanë mbrojtur e më kanë dhënë mençuri praktike gjatë kohës në burg. Më kanë nxitur edhe të bëj ndryshime të mëdha dhe të mos e humb shpresën.»

Përpjekjet tona për të ndihmuar të burgosurit në mbarë botën janë në harmoni me vullnetin e Jehovait «që njerëz të çdo lloji të shpëtojnë dhe të fitojnë njohurinë e saktë të së vërtetës».—1 Timoteut 2:4.