Të martën, më 4 shtator 2018, Japonia Perëndimore u godit nga një tajfun që është cilësuar si më i fuqishmi prej më se 2 dekadash. Autoritetet urdhëruan evakuim masiv dhe, siç pritej, ky tajfun vdekjeprurës shkaktoi dëme të mëdha.

Dega e Japonisë ka raportuar që asnjë Dëshmitar nuk ka humbur jetën. Gjithsesi, të paktën 15 vëllezër dhe motra janë lënduar dhe të paktën 538 shtëpi të Dëshmitarëve janë dëmtuar. Sipas raporteve fillestare kanë pësuar dëme edhe 44 Salla Mbretërie.

Komitetet e Ndihmës në Rast Katastrofash në Osakë dhe në Sakai po bashkëpunojnë që të kujdesen për dhënien e ndihmës, që do të përfshijë riparimin e shtëpive të dëmtuara, si dhe veprën e rëndësishme të inkurajimit nga Shkrimet.

I jemi mirënjohës Jehovait që i sheh vështirësitë e bashkëbesimtarëve tanë dhe po i mbështet me anë të vëllazërisë.—Psalmi 34:19.