Gjatë javës që filloi më 28 gusht, në Mumbai, Indi, ranë shira të forta musonike që shkaktuan vdekjen e 14 njerëzve.

Zyra e degës e Dëshmitarëve të Jehovait në Indi raporton se asnjë Dëshmitar nuk ka humbur jetën dhe as është plagosur rëndë. Megjithatë, disave u janë përmbytur shtëpitë. Dëshmitarët vendës siguruan ushqim për bashkëbesimtarët dhe ndihmuan me pastrimin e shtëpive të përmbytura.

Zyra e degës po monitoron situatën në Mumbai dhe në pjesë të tjera të Indisë ku ka pasur përmbytje.

Zëdhënësit për mediat:

Ndërkombëtar: Dejvid Semoniani, Zyra e Informacionit Publik, +1-845-524-3000

Indi: Tobias Dias, +91-9845476425