Të mërkurën më 23 gusht, Hato, një tajfun i kategorisë 10, goditi Kinën Jugore, përfshirë qytetin e Hong-Kongut dhe të Makaos. Në Hong-Kong nuk u raportua asnjë i vdekur, por u plagosën 34 veta. Në Makao humbën jetën të paktën 9 persona dhe u plagosën 153 veta.

Zyra e degës e Dëshmitarëve të Jehovait në Hong-Kong, e cila koordinon edhe veprën e Dëshmitarëve në Makao, raporton se asnjë Dëshmitar nuk ka humbur jetën. Por, shumë Dëshmitarë në Makao kanë mbetur pa energji elektrike dhe ujë të pijshëm. Zyra e degës po bashkëpunon me Dëshmitarët vendës për t’u siguruar ujë të pijshëm dhe furnizime të tjera bashkëbesimtarëve në nevojë.

Në Hong-Kong jetojnë mbi 5.500 Dëshmitarë të Jehovait, ndërsa në Makao 320.

Zëdhënësit për mediat:

Ndërkombëtar: Dejvid Semoniani, Zyra e Informacionit Publik, +1-845-524-3000

Hong-Kong: Dani Stinsen, +852-3950-3500