Më 5 gusht 2017 ra zjarr në lagjen Agdao të qytetit të Davaos, që gjendet në bregun e Ishullit të Mindanaos në jug të Filipineve.

Ndonëse nuk humbi jetën asnjë Dëshmitar i Jehovait, zjarri dëmtoi rëndë shtëpitë e 13 familjeve, duke ndikuar kështu te 29 individë. Të prekurit, të cilët u evakuan për shkak të zjarrit, po qëndrojnë në shtëpitë e Dëshmitarëve të tjerë. Zyra e degës e Dëshmitarëve të Jehovait në Manilë caktoi një komitet ndihme në rast katastrofe për të koordinuar shpërndarjen e ndihmave.

Trupi Udhëheqës i Dëshmitarëve të Jehovait organizon ndihma në rast katastrofash nga selia botërore, duke përdorur fonde të dhuruara për veprën mbarëbotërore të predikimit.

Zëdhënësit për mediat:

Ndërkombëtar: Dejvid Semoniani, Zyra e Informacionit Publik, +1-845-524-3000

Filipine: Din Jacek, +63-2-224-4444