Kalo te përmbajtja

Dëshmitarët e Jehovait

Zgjidh gjuhën shqip

Gjykata e Lartë e Bullgarisë në Sofje

20 MAJ 2019
BULLGARI

Fitoret në Gjykatën e Lartë mbrojnë lirinë fetare të Dëshmitarëve të Jehovait në Bullgari

Fitoret në Gjykatën e Lartë mbrojnë lirinë fetare të Dëshmitarëve të Jehovait në Bullgari

Në mars të 2019-s Gjykata e Lartë e Bullgarisë, më e larta në vend, vendosi në favor të vëllezërve tanë në tri raste. Këto fitore krijojnë precedentë themelorë që mbrojnë lirinë tonë të adhurimit në tërë vendin.

Dy nga rastet përfshinin shpifje nga media. Më 2012 gazeta Vseki Den botoi një artikull plot gënjeshtra për bindjet tona. Edhe kanali televiziv SKAT TV dha raporte të rreme për organizatën tonë në vitin 2014. Në të dy rastet, mediat nuk donin të pranonin publikisht se kishin dhënë raporte të rreme. Pas disa seancave gjyqësore dhe apelimeve, çështjet u paraqitën pranë Gjykatës së Lartë. Më 18 mars 2019 Gjykata e Lartë vendosi kundër SKAT TV. Po njësoj, më 26 mars Gjykata ndëshkoi gazetën Vseki Den, ngaqë kishte përdorur gjuhën e urrejtjes.

Rasti i tretë përfshinte përndjekjen mizore ndaj vëllezërve tanë nga grupi politik Lëvizja Kombëtare Bullgare VMRO. Më 17 prill 2011 vëllezërit ishin mbledhur për Përkujtimin e vdekjes së Jezuit. Papritur një turmë prej 60 vetash e organizuar nga udhëheqësi politik Giorgi Drakalief i VMRO-së, i sulmoi barbarisht dhe plagosi disa prej tyre. Dëshmitarët e paraqitën çështjen në gjykatë. Me kalimin e kohës çështja arriti deri në Gjykatën e Lartë. Më 20 mars 2019 Gjykata vendosi kundër z. Drakalief, i cili duhet të kompensojë vëllezërit.

Jemi të kënaqur për këto tri vendime në favorin tonë. Tani ato mund të përdoren si bazë për «një jetë të qetë dhe të patrazuar, plot me përkushtim hyjnor».—1 Timoteut 2:2.