Kalo te përmbajtja

Dëshmitarët e Jehovait

Zgjidh gjuhën shqip

Paraqitje kompjuterike e degës së re, e cila ka një godinë zyrash dhe dy godina banimi. Familja Bethel do të transferohet gjatë 6-mujorit të dytë të vitit 2020

29 PRILL 2019
ARGJENTINË

Fillon ndërtimi i degës së re në Argjentinë

Fillon ndërtimi i degës së re në Argjentinë

Në gusht të 2018-s nisi ndërtimi për zyrën e re të degës në Buenos-Ajres, Argjentinë. Kompleksi do të ketë një godinë zyrash ku mund të punojnë 136 veta dhe nga 2 godina banimi me 98 dhoma. Ndryshe nga godinat ekzistuese, që ndodhen në disa prona, godinat e reja do të jenë në të njëjtin vend, dhe kjo rrit efikasitetin. Albumi me foto na tregon më tepër për fillimin e punimeve.

Prona, me një sipërfaqe prej 8.524 metrash katrorë, gjendet në periferi të Buenos-Ajresit, kryeqytetit të Argjentinës

 

Gusht 2018: Skuadra e projektimit, 10 vëllezër dhe motra, punoi 18 muaj për projektin.

Shtator 2018: Hapen gropa të thella që të vihen kolona. Për të forcuar themelin e ndërtesave, 103 kolona cilindrike do të futen 38 metra nën tokë.

Nëntor 2018: Gjatë ndërtimit po përdoret një vinç 33 metra i lartë.

Nëntor 2018: Siguria është thelbësore gjatë montimit të vinçit dhe në çdo fazë tjetër të projektit.

Janar 2019: Makineri të rënda përdoren për të bërë gërmime në vendin ku do të vendoset ashensori.

Mars 2019: Themeli i një godine forcohet me shufra hekuri para se të hidhet betoni.