Kalo te përmbajtja

Vizitat në Bethel

Të ftojmë përzemërsisht të vizitosh zyrat tona të degëve që ndryshe quhen edhe Bethel. Disa prej tyre kanë ekspozita pa ciceron.

Njoftim për koronavirusin (COVID-19): Në disa vende kemi pezulluar vizitat në degët tona. Për më shumë informacion, ju lutemi të kontaktoni me degën që doni të vizitoni.

Gjermani

Informacion për vizitat

A duhet të rezervoni më parë për të bërë një vizitë? Po. Që të parandalohet dyndja dhe që të gjithë të kënaqen me vizitën, është e rëndësishme që të gjithë vizitorët të bëjnë një rezervim, pavarësisht nga sa veta përbëhet grupi.

A mund të bëni një vizitë pa rezervuar më parë? Nëse nuk bëni një rezervim, mund të mos jetë e mundur mirëpritja. Për shkak të hapësirës, mund të vizitojnë vetëm një numër i kufizuar vizitorësh çdo ditë.

Në ç’orar duhet të vini për të bërë vizitën? Që të parandalohet dyndja, ju lutemi të mos vini më parë se një orë nga orari i rezervimit.

Si të rezervoni një vizitë? Kliko butonin «Bëj një rezervim».

A mund ta ndryshoni ose ta anuloni një rezervim? Po. Kjo mund të bëhet nëpërmjet butonit «Shfaq ose ndrysho rezervimet».

Si të veproni nëse janë rezervuar të gjitha vizitat në ditët që dëshironi ju të bëni vizitën? Kontrollojeni herë pas here sitin. Mund të lirohet ndonjë orar pasi rezervimet ndryshojnë ose anulohen.

Shkarko broshurën për vizitat

Ekspozitat

Ekspozitë historike për Evropën Qendrore. Pjesa «Kronikë familjare» flet për historinë e Dëshmitarëve të Jehovait në Austri, Gjermani, Litenshtajn, Luksemburg dhe Zvicër. Ajo tregon si e ka bekuar Jehovai veprën e predikimit që nga viti 1890 kur kishte pak predikues guximtarë, përgjatë periudhave të ndalimit e përndjekjeve dhe deri në kohët moderne kur po shohim një rritje marramendëse.

Adresa dhe numri i telefonit

Am Steinfels 1

65618 SELTERS

GERMANY

+49 6483-41-0