shqip
A paguhen Dëshmitarët e Jehovait për aktivitetet e tyre fetare?
https://cms-imgp.jw-cdn.org/img/p/502012476/univ/art/502012476_univ_sqr_xl.jpg
ijwfq artikulli 13

A paguhen Dëshmitarët e Jehovait për aktivitetet e tyre fetare?

A paguhen Dëshmitarët e Jehovait për aktivitetet e tyre fetare?

Jo, ne nuk paguhemi për aktivitetet fetare që kryejmë. Ndjekim shembullin e apostullit Pavël, i cili nuk e përdorte shërbimin e tij për ‘të nxjerrë fitime’.—2 Korintasve 2:17, shënimi.

Në këtë artikull

 A paguhen Dëshmitarët për të predikuar shtëpi më shtëpi?

Jo. Nuk paguhemi për asnjë nga format e shërbimit ku marrim pjesë, ku përfshihet edhe predikimi shtëpi më shtëpi. (Mateu 24:14) Ne përdorim kohën, paratë dhe zotërimet tona për t’u predikuar të tjerëve dhe për të drejtuar studime të Biblës. Kur dërgoi apostujt për t’u predikuar të tjerëve, Jezui u tha: «Falas morët, falas jepni.»—Mateu 10:7, 8.

 A marrin rrogë Dëshmitarët që shërbejnë si pleq kongregacioni?

Jo. Pleqtë a kryejnë falas të gjitha shërbimet fetare, ku përfshihen pagëzimi, ceremonitë martesore dhe funeralet. Shumica e pleqve bëjnë punë shekullare për të mbajtur ekonomikisht veten dhe familjen e tyre. Disa janë në pension, ndërsa pak të tjerë shërbejnë si anëtarë të urdhrit tonë fetar dhe nuk marrin rrogë.

 A marrin rrogë anëtarët e urdhrit tonë fetar?

Jo. Atyre u sigurohet ushqim, strehim, kujdes shëndetësor dhe një shumë e vogël monetare për nevoja personale. Si në rastin e Pavlit dhe të disa të krishterëve në shekullin e parë, kjo mbështetje u jep mundësi të angazhohen në kohë të plotë në shërbimin që u është caktuar.—2 Korintasve 11:9; Filipianëve 4:16, 17.

Urdhri fetar përfshin

  • Misionarët

  • Pleqtë udhëtues dhe gratë e tyre, të cilët vizitojnë kongregacionet dhe u japin zemër lajmëtarëve

  • Pionierët specialë, që janë caktuar të shërbejnë në zona ku ka shumë nevojë për predikues

  • Ata që shërbejnë në kohë të plotë në një zyrë dege

  • Ata që ndërtojnë vende adhurimi ose që ndihmojnë në raste katastrofash

Anëtarë të urdhrit fetar të Dëshmitarëve të Jehovait në caktime të ndryshme

 Si i përdorim kontributet e dhuruara?

I përdorim dhurimet për aktivitetet tona fetare dhe humanitare. Në artikullin «Si i përdorin Dëshmitarët e Jehovait kontributet e dhuruara?» shpjegohen aspektet e ndryshme të veprës sonë. Përveç kësaj, seria e artikujve «Si përdoren dhurimet e tua» përmban shumë shembuj që tregojnë jo vetëm si i përdorim dhurimet, por edhe si nxjerrin dobi nga vepra jonë njerëz nga e gjithë bota.

a Kongregacionet e Dëshmitarëve të Jehovait nuk kanë një pastor, një predikues ose një prift që i mbikëqyr. Përkundrazi, një grup pleqsh të emëruar kujdesen për secilin kongregacion. (Veprat 14:23) Vlen të theksohet se ne nuk kemi ndarje në klerikë e besimtarë të thjeshtë, jemi të gjithë njësoj. Jezui u tha dishepujve të tij: «Jeni të gjithë vëllezër.» (Mateu 23:8) Ja pse pleqtë e kongregacionit nuk presin trajtim të veçantë. Encyclopædia Britannica thotë: «Dallimi mes klerit dhe besimtarëve të thjeshtë filloi në shekullin e dytë», pra shumë kohë pas vdekjes së Jezuit dhe të apostujve të tij.