Kalo te përmbajtja

Mbledhjet e kongregacionit të Dëshmitarëve të Jehovait

Mëso për mbledhjet tona. Gjej vendin më të afërt të mbledhjeve.

Njoftim për koronavirusin (COVID-19): Për shkak të pandemisë, mbledhjet tona mbahen online. Për të mësuar si të ndjekësh mbledhjet tona, pyet një Dëshmitar të Jehovait ose shtyp butonin poshtë.

Gjej vendin më të afërt (hap dritare të re)

Çfarë bëhet në mbledhjet tona?

Dëshmitarët e Jehovait zhvillojnë dy herë në javë mbledhje ku adhurojnë Perëndinë. (Hebrenjve 10:24, 25) Në këto mbledhje, që janë të hapura për publikun, ne shqyrtojmë Biblën dhe si mund t’i zbatojmë mësimet e saj në jetën tonë.

Në shumicën e mbledhjeve angazhohet edhe auditori, pak a shumë si në një diskutim në klasë. Mbledhjet fillojnë dhe mbarojnë me një këngë dhe një lutje.

Nuk nevojitet të jesh Dëshmitar i Jehovait që të marrësh pjesë në mbledhjet tona. Dera është e hapur për të gjithë. Hyrja është falas. Asnjëherë nuk mblidhen para.