Kalo te përmbajtja

Projektet në Uollkill dhe Uoruik ecin përpara

Projektet në Uollkill dhe Uoruik ecin përpara

Dy projekte ndërtimi të rëndësishme të Dëshmitarëve të Jehovait në Shtetet e Bashkuara po ecin përpara, falë punës së palodhur të vullnetarëve nga i gjithë vendi.

Uollkill, Nju-Jork: Ky kompleks strehon mbi 1.600 Dëshmitarë dhe është qendër e prodhimit të literaturës për Dëshmitarët e Jehovait në Shtetet e Bashkuara. Që të zgjerojnë punimet në Uollkill, punëtorët e ndërtimit, shumë prej të cilëve vullnetarë, po ndërtojnë një godinë trikatëshe të re zyrash, një garazh dhe një godinë trikatëshe banimi për personelin. Në vitin 2012, vullnetarët kanë përfunduar një godinë që të vinin pajisje elektrike e kompjuterike, si dhe kanë zgjeruar dhomën e ngrënies me 200 vende.

Në mjaft vende Dëshmitarët e Jehovait kanë komplekse të mëdha administrative, të njohura si zyra dege, si në Brazil, Gjermani dhe Meksikë. Në Shtetet e Bashkuara godinat e Dëshmitarëve të Jehovait përfshijnë një qendër arsimimi në Patterson dhe zyra në Bruklin, Nju-Jork. Kur zgjerimi të përfundojë, Uollkill do të jetë kompleksi më i madh i Dëshmitarëve të Jehovait në mbarë botën.

Uoruik, Nju-Jork: Ky kompleks do të shërbejë si selia e re botërore e Dëshmitarëve të Jehovait. Godinat ekzistuese të pabanuara i kanë hequr nga kjo zonë. Dëshmitarët kanë marrë një parcelë toke në Tëksido, Nju-Jork, që ndodhet 10 kilometra larg, ku do të mbajnë makineritë dhe materialet e ndërtimit. Autoritetet vendëse përkatëse kanë pranuar kërkesën përfundimtare për pasojat që do të ketë ky projekt te mjedisi. Sapo të miratohet plani i ndërtimit në këtë vend, do të bëhet një kërkesë për lejet e ndërtimit. Ndërkohë, selia botërore e Dëshmitarëve të Jehovait vazhdon të funksionojë në Bruklin, Nju-Jork.