Trupi Udhëheqës është një grup i vogël me të krishterë të pjekur që drejtojnë Dëshmitarët e Jehovait në mbarë botën. Puna e tyre është e dyfishtë:

Trupi Udhëheqës ndjek modelin që lanë «apostujt dhe pleqtë në Jerusalem» në shekullin e parë, të cilët merrnin vendime të rëndësishme për gjithë kongregacionin e krishterë. (Veprat 15:2, 6) Ashtu si ata burra besnikë, anëtarët e Trupit Udhëheqës nuk janë krerët e organizatës sonë. Ata mbështeten te Bibla për drejtim, duke pranuar se Perëndia Jehova ka caktuar Jezu Krishtin si Kreun e kongregacionit.​—1 Korintasve 11:3; Efesianëve 5:​23.

Cilët janë anëtarët e Trupit Udhëheqës?

Që nga janari i 2018-s, anëtarët e Trupit Udhëheqës janë Keneth Kuk, Samuel Hërd, Xhefri Xhekson, Stivën Let, Gerrit Lësh, Entoni Moris III, Mark Sanderson dhe Dejvid Splejn. Ata shërbejnë në selinë tonë botërore në Uoruik, Nju-Jork, SHBA.

Si është organizuar Trupi Udhëheqës?

Trupi Udhëheqës ka formuar gjashtë komitete për të mbikëqyrur aspekte të ndryshme të veprës sonë, dhe secili anëtar shërben në një ose më shumë komitete.

  • Komiteti i Koordinatorëve: Mbikëqyr çështjet ligjore dhe vepron kur ndodhin katastrofa, incidente që lidhen me përndjekjen e anëtarëve tanë për shkak të bindjeve fetare dhe kur lindin çështje të tjera urgjente që ndikojnë te Dëshmitarët e Jehovait.

  • Komiteti i Personelit: Mbikëqyr gjithçka që lidhet me anëtarët e familjes Bethel.

  • Komiteti i Botimit: Mbikëqyr prodhimin dhe dërgimin e literaturës biblike, si edhe ndërtimin e vendeve ku mbajmë mbledhjet, të zyrave të përkthimit e të godinave të degëve.

  • Komiteti i Shërbimit: Mbikëqyr veprën tonë të predikimit të ‘lajmit të mirë për mbretërinë’.​—Mateu 24:14.

  • Komiteti i Mësimit: Drejton përgatitjen e mësimeve biblike që jepen në mbledhje, në shkolla dhe në programe audio e video.

  • Komiteti i Shkrimit: Drejton përgatitjen e mësimeve biblike që jepen në formë të shtypur ose në sitin tonë, dhe mbikëqyr punën e përkthimit.

Përveç punës në këto komitete, Trupi Udhëheqës mblidhet çdo javë për të diskutuar për nevojat e organizatës. Në këto mbledhje, anëtarët shqyrtojnë Shkrimet dhe lejojnë frymën e shenjtë të Perëndisë t’i drejtojë, duke u përpjekur të marrin vendime unanime.​—Veprat 15:25.

Cilët janë ndihmësit e Trupit Udhëheqës?

Ata janë të krishterë të besueshëm që ndihmojnë komitetet e Trupit Udhëheqës. (1 Korintasve 4:2) Kanë aftësi dhe përvojë në punën që mbikëqyr komiteti ku janë caktuar, si edhe marrin pjesë në mbledhjen e tij të përjavshme. Megjithëse nuk përfshihen në vendimmarrje, ndihmësit japin këshilla dhe informacione të vlefshme, vënë në zbatim vendimet e komitetit dhe ndjekin rezultatet dhe progresin e këtyre vendimeve. Gjithashtu, Trupi Udhëheqës mund t’i caktojë ata të vizitojnë vëllezërit në vende të ndryshme të botës ose të mbajnë pjesë në raste si mbledhjet vjetore ose diplomimet e Galaadit.

LISTA E NDIHMËSVE

Komiteti i

Emri

Koordinatorëve

  • Xhon Ekrën

 

Personelit

  • Xherald Grizëll

  • Patrik LaFranka

  • Daniel Mollçën

  • Ralf Uolls

 

Botimit

  • Don Adams

  • Robert Batler

  • Harold Korkërn

  • Gajus Glokentin

  • Donald Gordon

  • Robert Lusioni

  • Aleks Rainmjullër

  • Dejvid Sinkler

 

Shërbimit

  • Geri Bro

  • Xhoel Delinger

  • Seth Hajët

  • Kristofer Mejvër

  • Baltasar Perla

  • Uilliam Tërner

  • Lion Uivër

 

Mësimit

  • Ronald Kërzën

  • Keneth Flodin

  • Uilliam Malenfont

  • Mark Numer

  • Dejvid Shejfër

 

Shkrimit

  • Robert Siranko

  • Xhejms Mants

  • Isak Mare

  • Leonard Majërs

  • Xhin Smolli

  • Hermanus van Selmi