Po. Të gjithë Dëshmitarët e Jehovait predikojnë. Këtu përfshihen edhe miliona gra. Siç ka parathënë edhe Bibla, «shumë e shumë gra përhapin lajmin e mirë».Psalmi 68:11, NET Bible.

Gratë Dëshmitare të Jehovait ndjekin shembullin e grave në Bibël. (Proverbat 31:10-31) Edhe pse nuk marrin drejtimin në kongregacion, ato marrin pjesë plotësisht në shërbimin publik. Gjithashtu, u mësojnë fëmijëve të tyre parimet e Biblës. (Proverbat 1:8) Gratë Dëshmitare të Jehovait bëjnë çmos që me fjalët dhe veprat e tyre të lënë një shembull të mirë.Titit 2:3-5.