Kryesisht, vepra jonë e predikimit financohet nga kontributet vullnetare që japin Dëshmitarët e Jehovait. Në mbledhjet tona nuk bëhet mbledhje parash dhe anëtarëve nuk u kërkohet të paguajnë të dhjetën. (Mateu 10:7, 8) Në vendet ku mbajmë mbledhjet, ka kuti kontributesh ku secili që dëshiron, mund të hedhë një dhuratë. Dhuruesit mbeten anonimë.

Një arsye pse arrijmë të përballojmë shpenzimet, është se nuk kemi kler me pagesë. Veç kësaj, Dëshmitarët nuk paguhen për të shkuar shtëpi më shtëpi dhe vendet tona të adhurimit janë modeste.

Të gjitha kontributet që dërgohen nëpër zyrat e degëve të Dëshmitarëve të Jehovait, përdoren për të siguruar ndihma për viktimat e katastrofave natyrore, për të mbështetur misionarët tanë dhe shërbëtorët udhëtues, për ndërtimin e vendeve të adhurimit në vendet në zhvillim dhe për të shtypur e shpërndarë Bibla dhe botime të tjera të krishtere.

Çdo person e ka vetë në dorë nëse dëshiron të kontribuojë për shpenzimet lokale, për veprën mbarëbotërore ose për të dyja. Çdo kongregacion përgatit raporte të rregullta financiare për të informuar anëtarët e vet.