Kemi parë se shumë njerëzve që kanë tashmë një fe u pëlqen të bisedojnë për tema biblike. Sigurisht, e respektojmë të drejtën e personit për të pasur një bindje të ndryshme nga e jona dhe nuk ua imponojmë mesazhin tonë të tjerëve.

Kur flasim për fenë, përpiqemi të zbatojmë këshillën e Biblës që ta bëjmë këtë me «frymë butësie» dhe të tregojmë «respekt të thellë» për tjetrin. (1 Pjetrit 3:15) E presim që disa të mos e pranojnë mesazhin që u çojmë. (Mateu 10:14) Megjithatë, nuk e dimë si do të reagojnë njerëzit pa folur më parë me ta. Nga ana tjetër, jemi të vetëdijshëm se rrethanat e njerëzve ndryshojnë.

Për shembull, një ditë dikush mund të jetë tepër i zënë për të folur, por do t’i pëlqente të fliste me ne një ditë tjetër. Njerëzit mund të hasin probleme ose situata të reja, të cilat mund t’i nxitin të tregojnë interes për mesazhin e Biblës. Prandaj, përpiqemi të flasim herë pas here me njerëzit.