Ata që e marrin seriozisht fenë duhet të mendojnë me të drejtë se feja që kanë zgjedhur është e pranueshme për Perëndinë dhe Jezuin. Përndryshe, pse të merreshin me të?

Jezu Krishti nuk ishte dakord me pikëpamjen se të gjitha fetë janë rrugë të ndryshme që të çojnë në shpëtim. Përkundrazi, ai tha: «E ngushtë është porta dhe e kufizuar rruga që të çon në jetë, dhe pak e gjejnë atë.» (Mateu 7:14) Dëshmitarët e Jehovait besojnë se e kanë gjetur këtë rrugë. Përndryshe, do të kërkonin një fe tjetër.