Kalo te përmbajtja

Dëshmitarët e Jehovait

Zgjidh gjuhën shqip

A janë Dëshmitarët e Jehovait të krishterë?

A janë Dëshmitarët e Jehovait të krishterë?

Po. Jemi të krishterë për këto arsye:

  • Përpiqemi të ndjekim me kujdes mësimet dhe sjelljen e Jezu Krishtit.—1 Pjetrit 2:21.

  • Besojmë se Jezui është çelësi për shpëtim, se «mes njerëzve nën qiell Perëndia nuk ka dhënë emër tjetër, me anë të të cilit të shpëtojmë».—Veprat 4:12.

  • Kur bëhen Dëshmitarë të Jehovait, njerëzit pagëzohen në emër të Jezuit.—Mateu 28:18, 19.

  • Lutjet i bëjmë në emër të Jezuit.—Gjoni 15:16.

  • Besojmë se Jezui është Kreu ose personi i caktuar për të pasur autoritet mbi çdo njeri.—1 Korintasve 11:3.

Megjithatë, në disa aspekte, jemi të ndryshëm nga grupe të tjera fetare që quhen të krishtere. Për shembull, ne besojmë se Bibla mëson që Jezui është Biri i Perëndisë, jo pjesë e një Trinie. (Marku 12:29) Nuk besojmë se shpirti është i pavdekshëm; se ka ndonjë bazë në Shkrime për të thënë se Perëndia i torturon njerëzit në ferrin e përjetshëm ose se ata që drejtojnë shërbesat fetare duhet të kenë tituj që i lartësojnë mbi të tjerët.—Eklisiastiu 9:5; Ezekieli 18:4; Mateu 23:8-10.