Jo. Organizata jonë nuk shqyrton filma, libra ose këngë që të nxjerrë rregulla se çfarë duhet të shmangin anëtarët e saj. Pse jo?

Bibla e nxit secilin prej nesh të stërvitë «aftësitë perceptuese» që të dallojë të drejtën dhe të gabuarën.Hebrenjve 5:14.

Shkrimet vendosin parime bazë mbi të cilat një i krishterë mund të arsyetojë kur përzgjedh zbavitjen. * Ashtu si në çdo fushë të jetës, synimi ynë është ‘të vazhdojmë të sigurohemi se çfarë është e pranueshme para Zotërisë’.Efesianëve 5:10.

Bibla mëson se kreu i familjes ka njëfarë autoriteti, prandaj ai mund të vendosë që të mos i lejojë familjarët të zgjedhin disa lloj zbavitjesh. (1 Korintasve 11:3; Efesianëve 6:1-4) Por jashtë familjes, askush nuk është i autorizuar të ndalojë filma, këngë ose artistë të caktuar si të papranueshëm për pjesëtarët e kongregacionit.Galatasve 6:5.

^ par. 4 Për shembull, Bibla dënon çdo gjë që nxit spiritizmin, imoralitetin seksual ose dhunën.Ligji i përtërirë 18:10-13; Efesianëve 5:3; Kolosianëve 3:8.