Kalo te përmbajtja

Dëshmitarët e Jehovait

Zgjidh gjuhën shqip

Çfarë është një studim biblik?

Çfarë është një studim biblik?

Dëshmitarët e Jehovait ofrojnë një program për studimin e Biblës, i cili u përgjigjet pyetjeve të shumta, si:

  • Kush është Perëndia?

  • A interesohet vërtet Perëndia për mua?

  • Si ta përmirësoj martesën?

  • Si të gjej lumturi në jetë?

Më poshtë do të gjesh përgjigjet e pyetjeve që bëhen më shpesh për programin tonë të studimit të Biblës.

Cila është metoda e këtij studimi? Zgjedhim tema të tilla, si «Perëndia» ose «martesa» dhe shqyrtojmë vargje të ndryshme biblike që kanë lidhje me atë temë. Duke i krahasuar vargjet, kuptojmë çfarë thotë Bibla si një e tërë për temën dhe në këtë mënyrë lëmë që Bibla të shpjegohet vetë.

Si ndihmë për të studiuar Biblën, përdorim librin Çfarë mëson vërtet Bibla? Ndër të tjera, ky libër tregon qartë se çfarë thotë vërtet Bibla për Perëndinë, Jezuin dhe të ardhmen.

Sa kushton një studim biblik? Studimi bëhet pa pagesë. Edhe materiali për studimin është falas.

Sa zgjatin sesionet e studimit? Shumë veta rezervojnë pak a shumë një orë në javë për të studiuar Biblën me ne. Megjithatë, kohëzgjatja e studimit nuk është fikse. Do ta përshtatim sipas programit tënd.

Çfarë ndodh nëse kërkoj një studim biblik? Nëse kërkon një studim biblik, një Dëshmitar i Jehovait do të të vizitojë në një kohë dhe një vend të përshtatshëm për ty. Ai ose ajo do të të tregojë për pak minuta si bëhet studimi. Nëse të pëlqen, mund të vazhdosh.

Nëse pranoj një studim biblik, a duhet të bëhem se s’bën një Dëshmitar i Jehovait? Jo. Ne Dëshmitarëve të Jehovait na pëlqen t’i mësojnë njerëzit për Biblën, por kurrë nuk detyrojmë askënd të bëhet anëtar i fesë sonë. Përkundrazi, me respekt u tregojmë çfarë thotë Bibla, duke pranuar se çdokush ka të drejtën të zgjedhë çfarë do të besojë.—1 Pjetrit 3:15.