Bibla i mëson prindërit t’i duan, t’i udhëzojnë e t’i mbrojnë fëmijët, si dhe t’i shohin si dhuratë nga Perëndia. (Psalmi 127:3; Proverbat 1:8; Efesianëve 6:1-4) Një nga rreziqet e shumta prej të cilave prindërit duhet t’i ruajnë fëmijët, është abuzimi seksual.

Prej dekadash, Dëshmitarët e Jehovait kanë botuar dhe shpërndarë informacione që i kontribuojnë marrëdhënieve të mira në familje. Kanë nxjerrë edhe materiale që i ndihmojnë prindërit t’i mbrojnë fëmijët nga abuzimi seksual dhe t’i informojnë për grabitqarët seksualë. Në listën e mëposhtme janë renditur disa nga materialet e botuara nga Dëshmitarët e Jehovait që japin udhëzime specifike për këtë fenomen. Vër re tirazhin dhe numrin e gjuhëve në të cilat janë botuar artikujt.

  • Titulli: Incesti—Krimi i fshehtë

    • Botimi: Revista Zgjohuni!, 8 shkurt 1981, anglisht

    • Tirazhi: 7.800.000

    • Numri i gjuhëve: 34

  • Titulli: Ndihmë për viktimat e incestit

    • Botimi: Revista Kulla e Rojës, 1 tetor 1983, anglisht

    • Tirazhi: 10.050.000

    • Numri i gjuhëve: 102

  • Titujt: Ngacmimi seksual i fëmijëve—Makthi i çdo nëne; Ngacmimi seksual i fëmijëve—‘Kush do ta bënte një gjë të tillë?!’; Ngacmimi seksual i fëmijëve—Mund ta mbrosh fëmijën

    • Botimi: Revista Zgjohuni!, 22 janar 1985, anglisht

    • Tirazhi: 9.800.000

    • Numri i gjuhëve: 54

  • Titujt: Viktimat e pafajshme të abuzimit ndaj fëmijëve; Plagët e fshehta të abuzimit ndaj fëmijëve

    • Botimi: Revista Zgjohuni!, 8 tetor 1991, anglisht

    • Tirazhi: 12.980.000

    • Numri i gjuhëve: 64

  • Titujt: Fëmija yt është në rrezik!; Si t’i mbrojmë fëmijët?; Parandalimi në shtëpi

    • Botimi: Revista Zgjohuni!, 8 tetor 1993, anglisht

    • Tirazhi: 13.240.000

    • Numri i gjuhëve: 67

  • Titulli: Mbrojini fëmijët

    • Botimi: Mesazh sensibilizues, video numër 4 e vitit 2002, anglisht

    • Numri i gjuhëve: 2

  • Titulli: Si e mbrojti Jehovai Jezuin?

  • Titujt: Rrezik që shqetëson çdo prind; Si t’i mbroni fëmijët tuaj?; Bëjeni familjen tuaj një liman të mbrojtur

    • Botimi: Revista Zgjohuni!, tetor 2007

    • Tirazhi: 34.267.000

    • Numri i gjuhëve: 81

  • Titujt: Si të mbrohem nga grabitqarët seksualë?; Prindërit pyesin . . .: A duhet të flas me fëmijën tim për seksin?

  • Titulli: Si t’i mësojnë prindërit fëmijët për seksin?

    • Botimi: Artikull që ka dalë në sitin jw.org në shtator 2013

    • Numri i gjuhëve: 64

Dëshmitarët e Jehovait do të vazhdojnë t’i mësojnë prindërit dhe fëmijët që të ruhen nga dëmet që shkaktojnë grabitqarët seksualë.