Kalo te përmbajtja

Broshura me informacione globale

 

Cilët janë Dëshmitarët e Jehovait?

Një përmbledhje për Dëshmitarët e Jehovait—çfarë bëjnë dhe si janë të organizuar.

Dëshmitarët e Jehovait dhe botimet e tyre

Botimet e Dëshmitarëve të Jehovait, që janë të disponueshme në formatin e shtypur dhe në formatin elektronik, i ndihmojnë njerëzit të lidhin miqësi me Perëndinë dhe të mësojnë më shumë për Biblën. Gjithashtu, këto botime kanë ndikim pozitiv te lexuesit dhe mund t’u përmirësojnë jetën.

Dëshmitarët e Jehovait dhe vendi i tyre në komunitet

Dëshmitarët e Jehovait bëjnë çmos të ndihmojnë në komunitetin ku jetojnë me anë të arsimimit nga Bibla dhe me anë të ndihmës humanitare.

Dëshmitarët e Jehovait dhe vepra e tyre e predikimit

Një aspekt kryesor i adhurimit që bëjnë Dëshmitarët e Jehovait është t’u predikojnë lajmin e mirë nga Bibla fqinjëve të tyre. Çfarë metodash përdorin dhe si ndikon për mirë ky lloj shërbimi te komuniteti?

Dëshmitarët e Jehovait dhe jeta familjare

Dëshmitarët e Jehovait përpiqen të zbatojnë parimet e Biblës në familje, nga të cilat nxjerrin dobi burri, gruaja dhe fëmijët. Kjo krijon një ambient të sigurt, ku mbizotëron dashuria. Prindërit e marrin seriozisht përgjegjësinë për t’u mësuar fëmijëve standardet e Biblës.

Dëshmitarët e JehovaitPyetje që bëhen më shpesh

Përgjigje për dhjetë pyetjet që bëhen më shpesh për Dëshmitarët e Jehovait.

Dëshmitarët e Jehovait dhe kujdesi shëndetësor

Dëshmitarët e Jehovait e shohin jetën si një dhuratë të çmuar nga Perëndia. Si jeta, edhe gjaku janë të shenjtë për ta. Ata përpiqen të gjejnë trajtimin më të mirë të mundshëm mjekësor për familjen e tyre. Gjithashtu janë të gatshëm të bashkëpunojnë me profesionistë në fushën e mjekësisë për të gjetur alternativa të sigurta dhe të efektshme, në vend të transfuzionit të gjakut.

Dëshmitarët e Jehovait dhe shërbimi alternativ civil

Ligjet ndërkombëtare e kanë njohur prej kohësh të drejtën themelore për të refuzuar shërbimin ushtarak për shkak të ndërgjegjes. Dëshmitarët e Jehovait u janë mirënjohës qeverive kur ato zbatojnë standardet ndërkombëtare dhe sigurojnë shërbime alternative tërësisht civile, që nuk janë me natyrë ndëshkuese dhe që i shërbejnë komunitetit.

Dëshmitarët e Jehovait dhe asnjanësia politike

Në përputhje me mësimet e Biblës, Dëshmitarët e Jehovait janë asnjanës në çështje politike. Shumë qeveri e kuptojnë se asnjanësia e tyre i kontribuon paqes. Gjithashtu, Dëshmitarët e Jehovait njihen si nënshtetas që i binden ligjit, që tregojnë respekt për autoritetet dhe që bashkëpunojnë me to.

Dëshmitarët e Jehovait dhe mbledhjet e tyre

Dëshmitarët e Jehovait e konsiderojnë jetësore për besimin e tyre të mblidhen me bashkëbesimtarët. Mbledhjet e tyre, që zakonisht mbahen në ndërtesa të cilat quhen Salla Mbretërie, përqendrohen te mësimet e Biblës dhe janë të hapura për publikun.

Dëshmitarët e Jehovait dhe ndihma në raste katastrofash

Kur godasin katastrofa, Dëshmitarët e Jehovait japin menjëherë ndihmë materiale, emocionale dhe inkurajim nga Bibla. Përpjekjet e tyre të mirorganizuara njihen nga autoritetet qeveritare dhe nga organizatat humanitare.

«Dëshmitarët e Jehovait në Moskë kundër Rusisë»

Përmbledhje e vendimit të Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut në favor të komunitetit të Dëshmitarëve të Jehovait në Moskë.

Pikëpamja e Dëshmitarëve të Jehovait e bazuar në Shkrime për mbrojtjen e fëmijëve

Dëshmitarët e Jehovait merakosen jashtë mase për mirëqenien e fëmijëve. Ky dokument përmban përgjigjen e Dëshmitarëve të Jehovait ndaj akuzave për abuzimin me fëmijët.