Ushtria romake braktis rrethimin e Jerusalemit. Dy familje të krishtere përballen me vendime të vështira. A do t’i binden Jezuit dhe t’i lënë të gjitha gjërat me të cilat janë mësuar? Vendimi i tyre është çështje jete a vdekjeje. Kjo video portretizon ngjarje të përshkruara në Bibël, të cilat janë të sakta historikisht. Ndonëse përmban skena luftimi, nuk lartëson dhunën, por përshkruan realitetin me të cilin u përballën të krishterët e shekullit të parë.