Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

Dëshmitarët e Jehovait

Zgjidh gjuhën shqip

Video-prezantime për librat e Biblës

Fakte kryesore për çdo libër të Biblës.

Hyrje për librin e Ezdrës

Jehovai plotësoi premtimin për të liruar popullin e tij nga mërgimi në Babiloni dhe për të rivendosur adhurimin e vërtetë në Jerusalem.

Hyrje për librin e Nehemisë

Libri biblik i Nehemisë siguron mësime të vlefshme për gjithë adhuruesit e vërtetë sot.

Hyrje për librin e Esterës

Ngjarjet dramatike në kohën e Esterës do të të forcojnë besimin tek aftësia që ka Perëndia Jehova ta shpëtojë popullin e tij nga sprovat sot.

Hyrje për librin e Jobit

Të gjithë ata që e duan Jehovain do të sprovohen. Tregimi i Jobit na jep siguri që mund ta mbajmë integritetin dhe ta përkrahim sovranitetin e Jehovait.

Hyrje për librin e Psalmeve

Psalmet mbështetin sovranitetin e Jehovait, ndihmojnë e ngushëllojnë ata që e duan Perëndinë dhe tregojnë si do të ndryshojë bota me anë të Mbretërisë së tij.

Hyrje për librin e Proverbave

Merr drejtim hyjnor për thuajse çdo aspekt të jetës së përditshme—nga çështjet tregtare deri tek ato familjare.

Hyrje për librin e Eklisiastiut

Mbreti Solomon thekson gjërat që kanë vërtet rëndësi në jetë dhe i krahason me gjërat që bien ndesh me mençurinë hyjnore.

Hyrje për librin e Këngës së Solomonit

Dashuria e pashuar e shulamites për bariun përshkruhet si «flaka e Jah». Pse?

Hyrje për librin e Isaisë

Libri i Isaisë ka profeci të pagabueshme që mund të të forcojnë besimin te Jehovai si Ai që i realizon premtimet dhe si Perëndia i shpëtimit tonë.

Hyrje për librin e Jeremisë

Jeremia qëndroi besnik në caktim e tij si profet, pavarësisht vështirësive. Mendo çfarë do të thotë për të krishterët sot shembulli i tij.

Hyrje për librin e Vajtimeve

Libri i Vajtimeve, shkruar nga profeti Jeremia, shpreh trishtim të thellë për shkatërrimin e Jerusalemit dhe tregon si pendimi sjell mëshirën hyjnore.

Hyrje për librin e Ezekielit

Ezekieli përmbushi me përulësi dhe guxim çdo caktim që i dha Perëndia, pavarësisht sa të vështira ishin. Shembulli i tij është tejet i çmuar për ne sot.

Hyrje për librin e Danielit

Danieli dhe shokët e tij i qëndruan besnikë Jehovait në çdo rrethanë. Shembulli i tyre dhe përmbushja e profecive na sjellin dobi sot, në ditët e fundit.

Hyrje për librin e Hozesë

Nga libri i Hozesë nxjerrim mësime jetike për mëshirën që u tregon Jehovai keqbërësve të penduar dhe për adhurimin që kërkon ai.

Hyrje për librin e Joelit

Joeli profetizoi për afrimin e ‘ditës së Jehovait’ dhe zbuloi çelësin e mbijetesës. Sot profecitë e tij janë më urgjente se kurrë.

Hyrje për librin e Amosit

Jehovai përdori këtë njeri të përulur për një caktim të rëndësishëm. Ç’mësime të dobishme nxjerrim nga shembulli i Amosit?

Hyrje për librin e Abdisë

Është libri më i shkurtër i Shkrimeve Hebraike. Libri profetik jep shpresë dhe premton shfajësimin e pozitës mbretërore të Jehovait.

Hyrje për librin e Jonait

Profeti e pranoi korrigjimin, e kreu caktimin dhe mori një mësim të rëndësishëm për dashurinë besnike dhe mëshirën e Perëndisë. Historia e tij të prek zemrën.

Hyrje për librin e Mikesë

Ky libër profetik i frymëzuar nga Perëndia na forcon sigurinë se Jehovai na kërkon vetëm gjëra të arsyeshme e për të mirën tonë.

Hyrje për librin e Naumit

Ky libër profetik na siguron se Jehovai e mban gjithmonë fjalën dhe se ai i ngushëllon të gjithë ata që kërkojnë paqen dhe shpëtimin që do të sjellë Mbretëria e tij.

Hyrje për librin e Habakukut

Mund të jemi të sigurt se Jehovai e di gjithmonë se kur është momenti dhe mënyra më e mirë për të shpëtuar popullin e tij.

Hyrje për librin e Sofonisë

Pse duhet të ruhemi nga mendimi se dita e gjykimit të Jehovait s’ka për të ardhur?

Hyrje për librin e Hageut

Libri profetik thekson sa e rëndësishme është të vëmë në radhë të parë adhurimin ndaj Perëndisë dhe jo interesat tona.

Hyrje për librin e Zakarisë

Shumë vegime dhe profeci të frymëzuara e forcuan popullin e Perëndisë në të kaluarën. Të njëjtat profeci vazhdojnë të na sigurojnë se Jehovai na mbështet edhe sot.

Hyrje për librin e Malakisë

Është një libër profetik që flet për parimet, mëshirën dhe dashurinë e pandryshueshme të Jehovait. Ka edhe mësime jetësore për situata në ditët tona.

Hyrje për librin e Mateut

Mëso disa fakte kryesore për librin biblik të Mateut, të parin nga katër Ungjijtë.

Hyrje për librin e Markut

Tregimi i Markut është ungjilli më i shkurtër dhe na tregon paraprakisht të ardhmen kur Jezui të qeverisë si Mbret në Mbretërinë e Perëndisë.

Hyrje për librin e Lukës

Çfarë informacionesh ka Ungjilli i Lukës që gjenden vetëm në këtë ungjill?

Hyrje për librin e Gjonit

Tregimi i Gjonit nxjerr në pah dashurinë e Jezuit për njerëzimin, shembullin e tij të përulësisë dhe identitetin e tij si Mesia, si Mbreti i ardhshëm i Mbretërisë së Perëndisë.

Hyrje për librin e Veprave të Apostujve

Të krishterët e hershëm punuan pa u lodhur që të bënin dishepuj njerëz nga të gjitha kombet. Libri i Veprave mund të të shtojë zellin dhe entuziazmin për shërbimin.