Për shkak të bindjeve personale ose fetare, shumë kanë vendosur të mos bëjnë transfuzione gjaku, por kanë zgjedhur alternativa të tjera. Si e ka përballuar komuniteti mjekësor këtë sfidë, në përpjekje për të respektuar të drejtat e pacientit? Kjo video shqyrton mjete dhe teknika kirurgjike të specializuara, si edhe sistemin imunitar, që i kanë ndihmuar mjekët ta kapërcejnë me sukses këtë sfidë.