KA TË ngjarë që rreth 800 vjet më parë fiset maori lundruan mijëra kilometra përmes oqeanit dhe u vendosën në Zelandën e Re. Toka që zbuluan s’ngjante fare me ishujt tropikalë të Polinezisë që kishin lënë pas. Këtu kishte male, akullnaja, burime termale dhe borë. Rreth pesë shekuj më vonë, në vend erdhën banorë të tjerë, kësaj here nga Evropa e largët. Sot shumica e banorëve të Zelandës së Re pranojnë se traditat e tyre kanë origjinë anglo-saksone dhe polineziane. Gati 90 për qind e popullsisë jeton në qytet. Qyteti i Uellingtonit njihet si kryeqyteti më jugor në botë.

Pishina natyrore me baltë që vlon në Ishullin Verior

 Me një peizazh spektakolar e të larmishëm, s’është çudi që ndonëse pak e izoluar, Zelanda e Re tërheq çdo vit deri në tre milionë turistë.

Pema e fierit të argjendtë mund të arrijë një lartësi që i kalon 10 metrat

Deri më 1948 mendohej se takahe, një shpend jofluturues, ishte zhdukur

Vendi ka një faunë unike e të larmishme. Këtu gjenden më tepër lloje shpendësh jofluturues se në çdo vend tjetër. Gjithashtu është shtëpia e një lloj hardhuce që quhet tuatara, e cila mund të jetojë deri në 100 vjet. Gjitarët e vetëm vendës janë pak lloje lakuriqësh nate dhe disa gjitarë të mëdhenj deti, si balenat dhe delfinët.

Dëshmitarët e Jehovait janë aktivë në Zelandën e Re prej pothuajse 120 vjetësh. Ata u mësojnë të tjerëve Biblën në të paktën 19 gjuhë, përfshirë gjuhët polineziane: niueane, rarotongane, samoane dhe tongane.

Maorë me veshje tradicionale duke kërcyer gjatë një kënge