Shumë veta sot janë jashtëzakonisht të ngarkuar, aq sa ndonjëherë marrëdhëniet familjare tendosen dhe familjet vuajnë.

Si mund ta përdorim kohën me ekuilibër?

Dikur një njeri i mençur shkroi: «Është më mirë të kesh një grusht me pushim, se dy grushte me mund dhe duke u rropatur pas erës.»​—Eklisiastiu 4:6.

Kjo revistë Zgjohuni! ka sugjerime praktike si ta përdorim me mençuri kohën, që përfshin të vëmë në vend të parë gjërat e duhura.