Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

Dëshmitarët e Jehovait

Zgjidh gjuhën shqip

 TEMA KRYESORE | SI TË FITOSH MBI ZAKONET E KËQIJA?

3 Ji largpamës

3 Ji largpamës

Thuhet se duhen 21 ditë për të çimentuar një zakon të ri. Por, në të vërtetë, studimet tregojnë se, për të bërë ndryshime domethënëse, disave u duhet më pak kohë, kurse të tjerëve më shumë. A duhet të të shkurajojë kjo?

Mendo për këtë situatë: e zëmë se do që të bësh fizkulturë rregullisht tri herë në javë.

  • Javën e parë e arrin synimin.

  • Javën e dytë bën vetëm dy herë.

  • Javën e tretë bën tri herë.

  • Javën e katërt mezi bën një herë.

  • Javën e pestë e arrin sërish synimin dhe që nga ai moment ia del çdo javë.

T’u deshën pesë javë për të fituar një zakon të mirë. Mbase duket kohë e gjatë, por me të arritur synimin, do të jesh i kënaqur që zhvillove një zakon të mirë.

PARIMI BIBLIK: «I drejti mund të bjerë edhe shtatë herë dhe ka për t’u ngritur.»Proverbat 24:16.

Bibla na nxit të jemi largpamës. Në fund rëndësi ka sa herë ngrihemi dhe jo sa herë biem.

Në fund, rëndësi ka sa herë ngrihemi dhe jo sa herë biem

Ç’MUND TË BËSH?

  • Mos mendo se, po dështove një herë, ke dështuar përgjithmonë. Ki parasysh se do të biesh herë pas here ndërsa përpiqesh të arrish synimin.

  • Përqendrohu te rastet që ia ke dalë mbanë. Për shembull, nëse po përpiqesh të përmirësosh mënyrën si komunikon me fëmijët e tu, pyet veten: «Kur ishte hera e fundit që më erdhi t’u bërtisja fëmijëve, por nuk e bëra? Si u përmbajta? Si të veproj përsëri ashtu?» Këto pyetje të ndihmojnë t’ia dalësh mbanë edhe herë të tjera dhe të mos përqendrohesh te dështimet.

A të pëlqen të dish si të ndihmojnë parimet biblike edhe në aspekte të tjera, për shembull, si të përballosh ankthin, si të kesh një familje të lumtur dhe si të gjesh lumturi të vërtetë? Fol me një Dëshmitar të Jehovait ose vizito sitin tonë jw.org.