SHUMË gjitarë të ujërave të ftohta kanë nën lëkurë një shtresë të trashë dhjami që i mban ngrohtë. Kurse lundërza e detit ka një shtresë tjetër izoluese—një gëzof të trashë.

Shqyrto faktet: Qimet e gëzofit të lundërzës janë më të dendura se të gjitarëve të tjerë: rreth 155.000 fije për çdo centimetër katror. Kur ajo noton, midis qimeve formohet një shtresë ajri. Kjo shtresë ajri shërben si izolues, pra s’e lejon ujin e ftohtë të arrijë në lëkurë dhe të heqë ngrohtësinë e trupit.

Shkencëtarët besojnë se mund të nxjerrim një mësim nga gëzofi i lundërzës së detit. Kanë bërë disa eksperimente me pallto pellushi artificiale, duke ndryshuar gjatësinë dhe dendësinë e qimeve. Studiuesit kanë arritur në përfundimin se «sa më të dendura e të gjata të jenë qimet, aq më të thata do të jenë, ose aq më të papërshkueshme nga uji». Me fjalë të tjera, lundërzat e detit mburren me pallton e ngrohtë prej pellushi.

Studiuesit shpresojnë se kërkimet e tyre do ta çojnë përpara teknologjinë e prodhimit të tekstileve të reja të papërshkueshme nga uji. Ja pse disa ndoshta mendojnë se mos do të ishte më mirë që palombarët e ujërave të ftohta, të veshin kostum pellushi, si ajo e lundërzës së detit.

Si mendon? A erdhi me evolucion gëzofi termoizolues i lundërzës së detit? Apo është projektuar?