SHUMËLLOJSHMËRIA dhe numri i madh i gjuhëve në botë, tani rreth 7.000, mund ta vështirësojnë udhëtimin, tregtinë, arsimimin dhe qeverisjen. Kështu ka qenë që në lashtësi. Për shembull, rreth 2.500 vjet më parë, nën sundimin e mbretit Asuer (ndoshta Kserksi I), persët i dërgonin dekrete mbarë mbretërisë, «njëqind e njëzet e shtatë provincave nga India deri në Etiopi. Ato iu dërguan çdo province sipas shkrimit të vet, çdo populli në gjuhën e vet». *

Sot shumica e organizatave, madje edhe e qeverive, nuk do t’i hynin një pune kaq të vështirë. Por është një organizatë që ia ka dalë mbanë. Ata janë Dëshmitarët e Jehovait, të cilët botojnë revista, materiale audio e video dhe shumë libra, përfshirë edhe Biblën, në më tepër se 750 gjuhë. Këtu futen edhe rreth 80 gjuhë të shenjave. Dëshmitarët botojnë edhe në versione të ndryshme të brailes për të verbrit.

Për më tepër, Dëshmitarët e Jehovait nuk paguhen për punën që bëjnë. Në fakt, të gjithë ata që merren me përkthimin dhe me punë të tjera janë vullnetarë. Po pse gjithë kjo punë për të përkthyer në kaq shumë gjuhë dhe si e arrijnë këtë?

^ par. 3 Shih Esterën 8:9 në Bibël.