Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

Dëshmitarët e Jehovait

Zgjidh gjuhën shqip

 A ËSHTË PROJEKTUAR?

Qafa e milingonës

Qafa e milingonës

INXHINIERËT MEKANIKË mahniten me aftësinë e milingonës për të ngritur pesha shumë herë më të rënda sesa pesha e trupit të saj. Për ta kuptuar këtë aftësi, inxhinierët në Universitetin e Shtetit të Ohajos, SHBA, bënë disa modele kompjuterike të disa prej veçorive anatomike, fizike dhe mekanike të milingonës. Këto modele u krijuan duke përdorur imazhe me prerje të tërthortë me rreze X (me mikroskanerë CT) dhe duke simuluar forcën e milingonës kur ngre pesha.

Qafa luan rol kyç në anatominë e milingonës, sepse mban gjithë peshën e ngarkesës që kap me gojë. Indet e buta në brendësi të qafës së saj lidhen me koracën e fortë të toraksit (trupit) dhe të kokës ashtu siç kryqëzohen gishtat e duarve kur ndërfuten te njëri-tjetri. Një nga studiuesit thotë: «Projektimi dhe ndërtimi i kësaj ndërthurjeje janë thelbësorë për funksionimin e nyjës së qafës. Ndërthurja unike midis elementeve të buta e të forta ndoshta forcon lidhjen dhe mund të jetë një veçori kyç e strukturës falë së cilës mban peshat në qafë.» Studiuesit shpresojnë që kuptueshmëria e qartë mbi mënyrën si funksionon qafa e milingonës do të kontribuojë në ndërtimin e mekanizmave robotikë më të avancuar.

Si mendon? A erdhi me evolucion qafa komplekse dhe e lidhur fort e milingonës? Apo është projektuar?