Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

Dëshmitarët e Jehovait

Zgjidh gjuhën shqip

Synimet janë si projektet; me përpjekje mund t’i bësh realitet

 PËR TË RINJTË

12—Synimet

12—Synimet

ÇFARË DO TË THOTË

Një synim nuk është thjesht një ëndërr, diçka që shpreson të ndodhë. Të kesh synime të vërteta, do të thotë të planifikosh, të jesh elastik dhe t’i përvishesh punës.

Synimet mund të jenë afatshkurtra (për të cilat duhen ditë ose javë), afatmesme (muaj) dhe afatgjata (një vit a më tepër). Synimet afatgjata mund të arrihen përmes një sërë synimesh të ndërmjetme.

PSE KA RËNDËSI

Kur arrin synimet, të rritet vetëbesimi, forcon miqësitë dhe ndihesh më i lumtur.

Vetëbesimi: Kur vë synime të vogla dhe i arrin, fiton siguri për synime më të mëdha. Gjithashtu ndihesh më i sigurt përballë sfidave të përditshme, si për shembull, përballë presionit të moshatarëve.

Miqësitë: Njerëzve u pëlqen të rrinë me ata që vënë synime të arsyeshme, që e dinë çfarë duan dhe janë të gatshëm të punojnë për t’i arritur. Përveç kësaj, një ndër mënyrat më fantastike për të forcuar një miqësi është të punosh me tjetrin drejt një synimi të përbashkët.

Lumturia: Kur vë synime dhe i arrin, ndihesh i plotësuar.

«Më pëlqejnë shumë synimet, sepse më mbajnë të zënë dhe kështu kam një arsye për të punuar. Kur arrin një synim, të vjen mirë kur kthen kokën pas dhe thua: ‘S’më besohet që ia dola vërtet. E arrita qëllimin.’»​—Kristoferi.

PARIMI BIBLIK: «Në qoftë se pret derisa era dhe moti të bëhen tamam të përshtatshëm, kurrë nuk do të mbjellësh, e as nuk do të korrësh gjë.»​—Eklisiastiu 11:4, Bibla ECM.

Ç’MUND TË BËSH

Që të vendosësh e të arrish synime, merr këta hapa.

Identifiko. Bëj një listë me disa synime të mundshme dhe renditi sipas përparësive, duke filluar nga ai që do të arrish të parin, të dytin, të tretin e me radhë.

Planifiko. Për çdo synim, vepro si më poshtë:

  • Cakto një afat realist për ta përfunduar.

  • Planifiko hapat që përfshihen.

  • Parashiko pengesat dhe mendo si t’i kapërcesh.

Vepro. Mos prit derisa të kesh çdo gjë gati për të filluar. Pyet veten: «Cila është gjëja e parë që duhet të bëj për ta arritur synimin?» Pastaj vepro. Shëno përparimin ndërsa përmbush çdo hap.

PARIMI BIBLIK: «Planet e atij që ngulmon, sjellin me siguri përfitim.»​—Proverbat 21:5.